Portali përdorej për shantazh e gjobvënie! Zbardhet dëshmia e gazetarit dhe punonjëses së AMP: Lajmet i niste shefi kishte inat drejtuesit e policisë

Portali përdorej për shantazh e gjobvënie! Zbardhet dëshmia e gazetarit dhe punonjëses së AMP: Lajmet i niste shefi kishte inat drejtuesit e policisë

1717059626_KKKKKK.jpg

Zbardhen dëshmitë e protagonistëve të portalit shqipneës.info ku publikoheshin lajme të rreme me qëllim denigrimin e figurave të drejtuesve të lartë të policisë apo dhe për gjobvënie.

 Gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj. Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe.

Ndërkohë, zyrtarja e AMP, Regina Omeri, ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar. Ajo ka shtuar se Selimi lajmet i publikonte sepse kishte inate me drejtuesit e policisë dhe AMP. Dyshohet se Selimi dhe Omeri kishin lidhje intime.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)