Jo vetëm shqiptarët, por të shumtë janë edhe turistët e huaj që zgjedhin të vijnë për pushime në Shqipëri në rrugë detare, duke shtuar kështu flukset hyrëse.
Më shumë se 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit gjatë 5 ditëve të fundit.
Për të menaxhuar fluksin e lartë të lëvizjeve në terminalin e pasagjerëve mësohet se është shtuar numri i sporteleve.
Në përgjigje të hyrjeve të larta, kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve në ditët me më shumë prenotime.
'Këto janë kryesisht emigrantë shqiptarë, emigrantë nga shqiptarë nga Kosova si dhe turistë të huaj. 10 mijë pasagjerë në 5 ditë është një shifër që tregon rritje të numrit në krahasim me ditët e mëparshme. Janë edhe 2500 automjete që kanë hyrë.
Të shtunën pritet të ketë një fluks më të lartë. Është shtuar numri i sporteleve. Në ditët e pikut në fundjava, të gjitha sportelet kanë funksionuar me kapacitet të plotë. Nga e enjtja tragetet do bëjnë 2 udhëtime brenda 24 orëve për të përballuar numrin e personave që udhëtojnë me tragete.'- u shpreh gazetari i Report Tv Artur Korriku.
Fluksi i rritur pritet të vazhdojë gjatë gjithë muajit Korrik si dhe deri në dhjetëditëshin e parë të Gushtit.