Porti i Durrësit, 61 % të shkëmbimeve tregtare me portet e Egjiptit, Turqisë dhe Rusisë në 6 muaj
DURRËS, 27 Korrik/ATSH- Gëzim Kabashi/.- 61 përqind e shkëmbimit të mallrave të import – eksportit në 6 muajt e parë të këtij viti në portin e Durrësit janë kryer me portet e tre shteteve: Turqi, Egjipt dhe Rusi, ndërsa pjesa tjetër realizohet me portet e 14 vendeve të tjera. Sipas të dhënave të Sektorit […]
/ATSH- Gëzim Kabashi/.- 61 përqind e shkëmbimit të mallrave të import - eksportit në 6 muajt e parë të këtij viti në portin e Durrësit janë kryer me portet e tre shteteve: Turqi, Egjipt dhe Rusi, ndërsa pjesa tjetër realizohet me portet e 14 vendeve të tjera.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual, anijet tregtare që përpunohen në terminalin lindor dhe perëndimor për eksport dhe import kanë realizuar një vëllim të përgjithshëm prej 686 mijë ton mallra.
Porti i huaj në të cilin janë përpunuar më shumë mallra shqiptare dhe anasjelltas është ai i Dekhelias (Egjipt), ku janë shkarkuar 123 mijë ton mallra "made in Albania" dhe janë nisur drejt Durrësit 3 mijë ton mallra të tjerë.
Shtatë porte të Egjiptit dhe 14 të tjerë në Turqi janë pikat e nisjes dhe të mbërritjes së mallrave që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë këtij 6-mujori. Ato zënë secila përkatësisht nga 22 përqind të volumit të përgjithshëm të mallrave që janë përpunuar në Durrës. 17 përqind të mallrave të tjerë shkëmbehen me portet e Rusisë, ndërsa 12 përqind me ato të Libisë, që zë vendin e katërt në shkëmbimet me portin e Durrësit.
Bien në sy shkëmbimet prej 7 përqind të mallrave me portin e Houstonit (SHBA), nga ku kanë mbërritur në Durrës 47 mijë ton mallra.
Portet në Itali, Greqi, Ukrainë dhe Kroaci kanë me portin e Durrësit një shkëmbim prej 4-5 përqind të mallrave secila.
Në këto statistika nuk bëjnë pjesë mallrat me kontejnerë dhe me tragete-përfundojnë burimet e Sektorit të Statistikave./
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22