Porti i Durrësit, Dashnor Sula: Të mos përsëritet historia e inceneratorëve! Qartazi kemi një aferë shumë të madhe

Porti i Durrësit, Dashnor Sula: Të mos përsëritet historia e inceneratorëve! Qartazi kemi një aferë shumë të madhe

1668620563_dashnorsula.jpg

Akuzave për portin e Durrësit nga opozita i është bashkuar edhe deputeti demokrat, Dashnor Sula i cili u shpreh se duhet të ndalojnë në mënyrë që të shmangin një histori si e inceneratorëve. Duke marrë shkasë nga lëshimet e urdhër arresteve të sotme nga SPAK për inceneratorin e Fierit, Sula shprehet se edhe Porti i Durrësit është e njëjta gjë.

“Duhet të ndalojmë abuzimet në Portin e Durrësit që të mos përsëritet historia Inceneratorëve!

E mbani mend kryeministrin tonë rreth 8 muaj më parë. Siç duket edhe në foto, është kreu i qeverisë në Komisionin Hetimorë për Inceneratorët.

Sepse e dinte shumë mirë aferën që kishte miratuar, lëshonte të gjithë arsenalin e vet të llumit ndaj nesh, deputetët e opozitës por edhe ndaj çdo qytetari e media që e denonconte këtë aferë. Njësoj si 8 muaj më parë, edhe tani kreu i qeverisë shan e sulmon çdokënd që denoncon Projektin e Portit të Durrësit. Projektin që vetëm strategjik nuk është, por fal tokën më strategjike të Durrësit për të ndërtuar disa pallate disa persona që nuk dihen.

Jo vetëm që nuk zhvillohet turizmi, por shqiptarëve u merren edhe disa para për të ndërtuar portin tjetër në Porto Romano. Qartazi, kemi të bëjmë me një aferë të madhe.

Në lidhje me inceneratorët kemi një ministër dhe një deputet në burg, ndërsa sot u lëshuan edhe disa urdhër arreste të tjera. Akoma ska mbaruar… Por gjithsesi, dëmi ekonomik u bë në buxhetin shqiptar dhe sado të arrestuar të ketë, kjo nuk kthehet.

Nëse i shkohet deri në fund edhe aferë së projektit të Portit të Durrësit pas pak kohësh do kemi historinë që përsëritet. Me zyrtarë që arrestohen. Por ne nuk duhet ta lejojmë të ndodh sepse dëmi ekonomik dhe infrastrukturor nuk mund të kthehet te qytetarët e Durrësit.”- shkroi Sula. 


Lajmi kryesor:

Rama për projektin e Portit të Durrësit: Më i madhi investim në rajon, durrsakët të shohin fytyrën e armiqve të së ardhmes! Alibeaj: Pallavra, po vidhni pasurinë e shqiptarëve


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!