Kryeministri Edi Rama u është rikthyer sërish akuzave të opozitës për projektin e Portit të Durrësit. Kreu i qeverisë thekson se ky është investimi më i madh ne rajon dhe se do t’u shërbejë durrsakëve që të shohin fytyrën e vërtetë të armiqve të së ardhmes së Durrësit. Kreu i qeverisë duke ju drejtuar qytetarëve të Durrësit, iu bën me dije se tashme ato mund të shohin fytyrën e armiqve të së ardhmes.

‘Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!’- shkruan Rama.

Kryetari i Grupi Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i cilësuar si pallavra investimet, ndërsa thekson se qeveria po vjedh pasuritë publike të qytetarëve shqiptar, që t'ua dhurojë miqëve dhe klientëve.

Ndezjen e debatit për ndërtimin e Portit të Durrësit e shkaktoi kërkesa e qeverisë për të kaluar marrëveshjen ne Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Opozita akuzon qeverisë së pas projektit për ndërtimin e projektit të Durrësit, fshihet një aferë korruptive, kriminale dhe mafioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë nga qeverisë na lidhje me projektin. Dy liderët e opozitës Ilir Meta dhe Sali Berisha bëjnë vazhdimisht dalje publike dhe me të njëjtat argumente sulmojnë këtë projekt duke e cilësuar aferë korruptive të kreut të qeverisë.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
Kandidati për primaret në Durrës: Porti është i durrsakëve! Nuk kemi vlera kullash, kemi trashëgimi

1668621160_IgliCara.jpg

Kandidati për Primaret në Durrës, Igli Cara ka reaguar sot sa i përket projektit të Portit të Durrësit.

Sipas tij, kryeministri ka falur 3.8 miliardë euro në këmbim të asgjëje.

“Zot fale se nuk di se çfarë thotë!

Reagimi i Ramës, në rastin më të mirë është për të ardhur keq!

Rama, që vetë firmos dhe vetë vulos pranon faktin që jemi në plehra, duke harruar që është prej rreth 10 vitesh në krye të qeverisë.

Të falësh 3.8 miliardë euro, në këmbim të pothuaj asgjëje, nuk eshtë të qëndrosh në plehra!

Durrsakët kanë treguar ndër vite, që nuk e hanë sapunin për djathë!

Ky qytet ka histori, emocion, trashëgimni, vlera të pamatshme dhe të patjetërsueshme, ndaj nuk e di me çfarë kandari e ke peshuar?!

Për ata, që e duan dhe e jetojnë këtë qytet, Durrësi nuk ka vetëm vlerë parash dhe kullash!

Të mendosh që mburret si durrsak dhe që përfaqëson Durrësin në Parlament!!!

Shtëpia jote nuk ka çmim, me të as bëhet tregti dhe as shitet lirë!

Porti i Durrësit është i durrsakëve dhe i shqiptarëve!

O me portin në shtëpi, o larg Durrësit me gjithë qeveri!”- shkruan Care.

Ora 18:41
Porti i Durrësit, Dashnor Sula: Të mos përsëritet historia e inceneratorëve! Qartazi kemi një aferë shumë të madhe

1668620563_dashnorsula.jpg

Akuzave për portin e Durrësit nga opozita i është bashkuar edhe deputeti demokrat, Dashnor Sula i cili u shpreh se duhet të ndalojnë në mënyrë që të shmangin një histori si e inceneratorëve. Duke marrë shkasë nga lëshimet e urdhër arresteve të sotme nga SPAK për inceneratorin e Fierit, Sula shprehet se edhe Porti i Durrësit është e njëjta gjë.

“Duhet të ndalojmë abuzimet në Portin e Durrësit që të mos përsëritet historia Inceneratorëve!

E mbani mend kryeministrin tonë rreth 8 muaj më parë. Siç duket edhe në foto, është kreu i qeverisë në Komisionin Hetimorë për Inceneratorët.

Sepse e dinte shumë mirë aferën që kishte miratuar, lëshonte të gjithë arsenalin e vet të llumit ndaj nesh, deputetët e opozitës por edhe ndaj çdo qytetari e media që e denonconte këtë aferë. Njësoj si 8 muaj më parë, edhe tani kreu i qeverisë shan e sulmon çdokënd që denoncon Projektin e Portit të Durrësit. Projektin që vetëm strategjik nuk është, por fal tokën më strategjike të Durrësit për të ndërtuar disa pallate disa persona që nuk dihen.

Jo vetëm që nuk zhvillohet turizmi, por shqiptarëve u merren edhe disa para për të ndërtuar portin tjetër në Porto Romano. Qartazi, kemi të bëjmë me një aferë të madhe.

Në lidhje me inceneratorët kemi një ministër dhe një deputet në burg, ndërsa sot u lëshuan edhe disa urdhër arreste të tjera. Akoma ska mbaruar… Por gjithsesi, dëmi ekonomik u bë në buxhetin shqiptar dhe sado të arrestuar të ketë, kjo nuk kthehet.

Nëse i shkohet deri në fund edhe aferë së projektit të Portit të Durrësit pas pak kohësh do kemi historinë që përsëritet. Me zyrtarë që arrestohen. Por ne nuk duhet ta lejojmë të ndodh sepse dëmi ekonomik dhe infrastrukturor nuk mund të kthehet te qytetarët e Durrësit.”- shkroi Sula. 

Ora 12:17
Blushi-Ramës: Siç po vjedh portin e Durrësit me offshore, ashtu e ke dhe qeverinë! Oligarkët dhe inceneratorët i dimë, të tjerët presim të na i thotë

1667823092_tediblushi.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi vijon replikat në Twitter me kryeministrin Edi Rama për projektin e portit të Durrësit.

“Edi Rama siç po vjedh Portin e Durrësit me offshore që nuk u njihen pronarët, edhe Qeverinë offshore e ka, se edhe asaj nuk i njihen pronarët e vërtetë. Halabakët, oligarkët dhe inceneratorët i dimë, të tjerët presim të na i thotë!”- shkroi Blushi.

Ora 11:50
Alibeaj i përgjigjet Ramës për Portin e Durrësit: Po u vjedh pasurinë qytetarëve për miqtë dhe klientët

1668436915_finalprojekt.00062100.Still001.jpg

Kryetari i Grupi Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për përplasjen për projektin e Portit të Durrësit.

‘Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike. Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fré me pasuritë e shqiptarëve.’- shkruan Alibeaj.

Ora 11:49
Açka ironizon projektin e Portit të Durrësit: 'Porta Potty' mbi antikitet! Kush do me flak shqiptarët, e nxjerrtë si bërllok historia

1666262987_WATERMARKREPORTtv.00341728.Still010.jpg

Deputetja e PD, Flutura Açka ka ironizuar projektin e Portit të Durrësit duke thënë se në Shqipëri do të vijë Dubai dhe përmend skandalin ‘Porta Potty’. Po ashtu e shoqëron me një poezi duke thënë se nuk do të sjellë integrim ndërsa Europa nuk e miraton si projekt. Ndërkohë, ashtu si kolegët thotë se qeveria po nxiton për t'i mbyllur në fshehtësi letrat për ndërtimin e projektit të portit të Durrësit.

“A ke qenë ndonjëherë në Dubai?, më pyeti një mike. Jo, i thashë, do vijë Dubai këtu. Pse nxiton kaq shumë qeveria për t’i mbyllur në fshehtësi të plotë letrat e votat e portit luksoz të jahteve, kur as Europa nuk e miraton si projekt. Kështu do të integrohemi në Europë?!

DurrësDubai - Porta Potty mbi antikitet 

Kush do me e shky historinë?

Kush do me e zhba krenarinë?

Kush do me instalu shfrenimin?

Kush do me i flak shqiptarët?

Kush do me i vënë çallmë antikitetit?

E nxjerrtë si bërllok historia!” – shkroi Açka.

 

Ora 11:12
Rama: Të paudhët po e luftojnë projektin e Portit të Durrësit si djalli temjanin, pasqyrë e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim që nga 1912

1668502217_edirama.jpg

Kreu i qeverisë sërish ka reaguar për akuzat e opozitës për ndërtimin e portit të Durrësit. Rama i cilëson maskaragjozllëqe ato që thuhen nëpër media, për të cilat tha se u ka dhënë hapësire të paanë atyre që po e luftojnë projektin si djalli temjanin.

‘Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!’- shkruan Rama.

Ora 10:35
Partia e Lirisë: Rama u vjedh Portin dhe kërkon falenderime! Do t’i bëjë durrsakët për budallenj

1667832124_WATERMARKREPORTtv.00314315.Still016.jpg

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për Portin e Durrësit duke thënë se Rama kërkon t’i bëjë durrsakët për budallenj.

Sipas Blushit, kryeministri i vjedh portin dhe kërkon që t’i falenderojë.

“Rama u kërkon durrsakëve që ta falenderojnë që po jua vjedh Portin dhe do që t'i bëjë edhe për budallenj”, shkroi Blushi në Twitter.