Porti i Durrësit 'kapërcen' pandeminë, volumet u rritën gjatë vitit 2021! 12% më shumë të ardhura se në vitin 2020

Porti i Durrësit 'kapërcen' pandeminë, volumet u rritën gjatë vitit 2021! 12% më shumë të ardhura se në vitin 2020

Pamje nga Porti i Durrësit

Përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit gjatë vitit 2021 ka njohur rritje të ndjeshme, duke arritur pothuajse në kufijtë e shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve përpunuese që ky port ofron në kushtet aktuale, atë të 5 milionë tonë/vit.

Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2021 në Portin më të madh në vend janë përpunuar 4,438,611 tonë mallra, 9% më shumë se në vitin 2019, përpara pandemisë.

Sipas të dhënave statistikore të APD-së, aktiviteti përpunues në të 4 terminalet portuale është rritur krahasimisht me vitin 2020, kur ishin prezente masat kufizuese anti-Covid, por edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019-të dhe atë 2018-ës, që respektivisht kanë rezultuar në bilance vjetore me: 3,881,976 tonë (2020), 4,072,543 tonë (2019), 3,614,606 tonë (2018).

Rritja e volumeve tregtare është pasqyruar dhe në rritjen e të ardhurave të APD-së, që për vitin kalendarik 2021 kanë arritur në 2,794,828,618 lekë ose 48 % më shumë se 2019 dhe 12 % më shumë se në 2020.

Ndërsa fitimi para tatimit është rritur me 26.55 %, po krahasuar me vitin 2020. Divizioni Financës, konfirmon dhe rritjen e të ardhurave për metër katror me 434 lek/m2 më shumë, duke nxjerrë në pah dhe mirëadministrimin e sipërfaqeve portuale.

"Mirëadministrimi i të ardhurave, likuiditeteve dhe shërbimeve janë disa prej indikatorëve që kanë ndikuar në këtë performancë financiare të një prej kompanive shtetërore më të mëdha në vend. Divizioni i Financës dhe Administrimit në Autoritetin Portual Durrës bën të ditur se ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë performancë ekonomiko-financiare janë:

- Politika tarifore të adaptuara me tregun rajonal dhe Europian;
- Mirëadministrimi i shërbimeve në Terminalin e Konteinerëve;
- Mirëmenaxhimi i likuiditeteve ndërthurur dhe me menaxhimin rigoroz të debitorëve duke siguruar një rritje të arkëtimeve;
- Ulja e nivelit të humbjeve për shpenzime në ujë dhe energji për subjektet të cilët operojnë në territorin e APD-së;
- Mirëadministrimi i të ardhurave përkundrejt shpenzimeve në lekë dhe valutë."-njofton Porti i Durrësit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI