Sipas sektorit të statistikave, pranë Terminalit të udhëtarëve janë ankoruar 1133 tragete, ndërsa në kalatat e tjera janë ankoruar 569 anije tregtare dhe 16 kroçera. Nga statistikat vjetore, mësohet gjithashtu se 81 nga anijet tregtare janë me flamur vendas, ndërsa 488 të tjerat me flamur të huaj.
Gjatë vitit 2013 në portin e Durrësit janë ankoruar 510 anije tregtare, ose 59 më pak se sa u ankoruan në vitin pasardhës. Edhe tragetet gjatë vitit 2013 kanë kryer 8 lundrime më pak se sa në vitin 2014.
Siç dihet volumi i mallrave si dhe numri i udhëtarëve të përpunuar gjatë vitit 2014 ka qenë më i lartë se sa në vitin 2013. Gjatë vitit që lamë pas në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar 3 milion e 718 mijë ton mallra, 4 për qind më shumë se në 2013, ndërsa tragetet janë shfrytëzuar nga 774.682 udhëtarë gjithsej, ose 8 për qind më shumë se sa periudha pararendëse