Porti i Durrësit/ ‘Rithemelimi’ çon në SPAK Ramën e Ballukun: Kompania Eagle Hill, ofshore

TIRANË- Pas miratimit të marrëveshjes në parlament, Adriana Kalaja e Rithemelimit, dorëzoi në SPAK një padi kundër kryeministrit Rama, ministres Balluku e një sërë zyrtarësh të tjerë, të lidhur sipas saj me atë që e quan aferën e Portit të Durrësit. Kalaja tha se dorëzoi prova se kompania investitore “Egle Hill” është offshore.

"Sot kam depozituar një kallëzim kundër kryeministrit Edi Rama, zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, kundër Ministres së Financës Delina Ibrahimaj e kundër çdo zyrtari tjetër, i cili do dali i implikuar në aferën korruptive në Portin e Durrësit. Unë jam pjesë e grupit të PD që kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin 145 të 2020. Marrëveshja e mbrëmshme do t'i bashkangjitet me një kallëzim po këtij kallëzimi në ditët në vijim. Ky ligj do të shpallët antikushtetues sepse do të ketë të njejtin precedent si ligji special Fusha", tha Kalaja.

Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që mbërritën nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste miratoi me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një "marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 25/11/2022 21:37

    Mo po ceshte kjo fytyr e shkerdhyer mbi ca arsye flet kjo lesbigja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!