Përpara grupit të PS që u mblodh për raportin e Ballukut, kryeministri Rama, ndërsa përmendi Porto-Romanon si një prej kontributeve të saj, ktheu një përgjigje edhe për shqetësimet lidhur me projektin e ndërtimit të portit të ri në Porto Romano, përmasat dhe kapacitetet përpunuese të tij. Rama tha se është një proces i ndërlikuar, plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi, por tha se e di se kush janë kundërshtarët e që kjo s’do ta ndalojë punën.
“Për Porto Romanon është një nga proceset më të ndërlikuara që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi, që janë të pranueshme mes vendesh. Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe dhe me reputacionin më të madh në botë. Ka krijuar edhe armiqësi ndaj projektit. Nuk do të flas më shumë por një gjë dua ta them këtë: ata që e luftojnë projektin, ata që s’po lënë gurë kundër projektit e dimë kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do të bëhet”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
PS nuk jep aprovim për arrestimin e Ballukut! Rama: SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni, s’e shpall të pafajshme, e vetme përballë drejtësisë (VIDEO)











