David de Gea nuk i ka kursyer kritikat ndaj shokëve të skuadrës së tij te Manchester United, dhe në vecanti mbrojtësve, për paraqitjen e shëmtuar që solli humbjen 2-3 të anglezëve ndaj Athletic Bilbao. Djajtë e Kuq mund të eliminohen nga Europa League nëse nuk do të fitojnë me më shumë se një gol, ose të shënojnë më shumë se 4 gola në fitoren e mundshme.
"Në rastin e golit të tretë të Athletic, të cilin e shënoi Muniain, mbrojtja ishte e përgjumur, dhe Rafael ishte i pari në gjumë. Ne luajtëm shumë keq, dhe disa lojtarë tanët ishin disi të plogësht. Ne prisnim që Athletic të ishte e fortë dhe kështu doli".
"Ne do të shkojmë në San Mames Stadium për të luajtur shanset. Athletic Bilbao ishte ekipi më i mirë që kemi patur në Old Trafford këtë sezon" tha De Gea.
/Shqiptarja.com