/ATSH - Klubi i futbollit të Juventusit së fundi ka arritur edhe një marrëveshje me "Friulanët e Fiorentinës për transferimin e portierit të Norberto Neto.
Norberto Neto do t'i bashkohet Bardhezinjëve vetëm pas përfundimit të sezonit.
Ndërkohë që marrëveshja midis klubeve është arritur, ajo që mungon është vetëm nënshkrimi.
"Juventus do të transferojë portierin e Fiorentinës Norberto Neto si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni" është shprehur gazetari, njëkohësisht eksperti i tregut të futbollistëve Gianluca di Marzio, për "Sky Sport".
"Zonja e vjetër" e Torinos dëshiron një transferim të menjëhershëm të tij, mirëpo klubi "Viol" duket se ka dashur që Neto ta mbyll sezonin në firence, dhe si rrjedhojë kampionët në fuqi të Italisë duhet të presin edhe gjashtë muaj para se të kenë në radhët e veta portierin i cili refuzoi mundësinë e vazhdimit të qëndrimit në Artemio Franchi.
/Shqiptarja.com