Një festival i ri artit bashkëkohor, po jo vetëm, “Porto Palermo festival 2021”, do të emocionojë me tingujt e muzikës përgjatë bregdetit të Jonit në Kalanë e Porto Palermos.
Festivali vjen si projekt ide e violinistit shqiptar Olen Çezari ku do të marrin pjesë jo vetëm artistë vendas por edhe muzikantë të ardhur nga Italia, Spanja, Zvicra dhe Rumania. Në këtë festival vecohet pjesëmarrja e: Marsela Çibukaj, baritoni Gëzim Mushketa, këngëtari Italian Eden Loren fitues “Sanremo Young, Elina Duni, Daniele Di Bonaventura, Laura Bretan këngëtarja romune etj...
“Historia na lidh si një urë ne të dy popujve dhe e filluam, e menduam, e konceptuam dhe avash-avash unë gjeta mënyrën edhe pse në një periudhë të vështirë. Futa në lojë dashmirësit e muzikës në Shqipëri, që janë ata që na mundësuan të bëjmë këtë që po bëjmë. Në 16 korrik do të jetë kori polifonik i Himarës. Kjo do të ndodhë dhe ditën e dytë ku do të jetë e ftuar dhe Marsela Çibukaj. Në javën e tretë do të kemi nga italian Daniele Di Bonaventura, që është konsideruar si një dishepull i Astor Piazzollës”, tha Olen Çezari.
Për ambasadorin Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, festivali është një nismë e rëndësishme kulturore që i jep shumë artit dhe ushqen marrdhënien e ngushtë mes dy vendeve tona.
"Kjo nisëm vjen në një moment të veçantë. Falë idesë së Olenit që u paraqit një vit më parë, le të shërbejnë nisma të tilla kulturore dhe muzikore si një rifillim i mbarë për të gjithë ne për një fillim të mbarë sepse sporti dhe muzika na bashkon dhe na çon përpara. Por do doja ta falenderoja Olenin, në vecanti si një artist i madh për krijimtarine dhe rolin e tij në bashkimin e dy popujve tanë", tha Bucci.
Festivali i muzikës “Porto Palermo Festival 2021” do të zgjasë për një muaj, çdo fundjavë nga data 15 korrik për të vijuar edhe përgjatë muajit gusht për të gjithë artdashësit.
Vetem mos lini pas plehra e mbetje se gjynah ,eshte vend mrekulli dhe ende ka gjallesa shtazore dykembeshe qe hedhin plehra kudo se ju bie nuri te marrin me vete pislleqet.
Përgjigju