Portofoli i Olldashit, në
pyetje policët e banorët

Portofoli i Olldashit, në<br />pyetje policët e banorët
TIRANE- Zhdukja në rrethana misterioze të portofolit të ish-deputetit të PD Sokol Olldashi ditën e aksidentit tragjik, ka sjellë reagimin e prokurorisë së Tiranës, e cila pak ditë më parë ka rregjistruar proçedim penal për akuzën e “Fshehjes së provave” në vendin e ngjarjes. Hetimet për humbjen e provave në vendgjarje kanë nisur kryesisht, duke marrë spunto nga dëshmia e një efektivi policie që ka deklaruar gjatë marjes në pyetje se ditën e ngjarjes e kishte parë portofolin dhe disa sende të tjera persona të deputetit, brenda në makinën e tij tip “Mercedes-Benz”.

Fill pas kësaj, drejtuesit e prokurorisë kanë urdhëruar nisjen e hetimeve me qëllim zbulimin e personit që ka marrë portofolin e Olldashit, në të cilin nddodhej një shumë financiare lekësh, dy karta bankomati si dhe disa aksesorë të tjerë. Ndërkohë që në listën e personave që do pyeten për llogari të këtij proçedimi penal, janë punonjësit e policisë dhe disa banorë të zonës, që kanë qënë në vendin e ngjarjes. Nga dëshmia në prokurori, nuk do përjashtohen dhe shoferët e mjetit karotrecës, të cilët morrën automjetin e Olldashit nga vendi i aksidentit dhe e transportuan atë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Jo më larg se dy javë, një përfaqësues i familjes Olldashi është paraqitur në polici dhe prokurori, duke kërkuar portofolin personal të të ndjerit Olldashi, por që në fakt pas verifikimeve të kryera është konstatauar se ky send nuk është shkruar në listën e provave të gjetura në vendin e aksidentit. Pavarësisht kësaj, nga ana e prokurorisë së Tiranës, ju është dhënë garanci përfaqësuesit të familjes Olldashi që do të bënin një rikontroll tjetër të provave, me shpresën e gjetjes së portofolit, në të cilin deputeti i PD Sokol Olldashi, kishte një sasi lekësh dhe disa karta elektronike bankomati.

Ndërkohë në makinën e Olldashit, janë gjetur telefoni, ora, dy libra të grupit “Bitëll”-s, një libër ekonomik, 20 pako duhan të bluar, qindra filtra cigaresh si dhe dy Lap-Topë. Sokol Olldashi, humbi jetën në një aksident teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit. Fillimisht u përfol se bëhej fjalë për dy viktima dhe më pas rezultoi se personi i vetëm që kishte humbur jetën në aksidentin tragjik ishte vetëm deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi. Lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje shoferin e Sokol Olldashit, si dhe rreth 7 persona banorë të zonës, të cilët kanë qënë të pranishëm në momentet e para të rrëzimit të makinës në rrëpirë.

Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)