E famshmja “Opera House” në Sidney të Australisë nuk është dukur kurrë më parë kaq bukur sa në mbrëmjen e djeshme.
Ishulli-kontinent i Australisë po lufton prej muajsh me flakët që e kanë mbuluar, ku janë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një zonë me madhësinë e Koresë së Jugut, kanë ndërruar jetë 26 persona dhe rreth 1 miliardë kafshë janë djegur për së gjalli.
Në ndërtesë është shfaqur e gjithë panorama se çfarë po ndodh në Australi, ku shumë persona nuk do të donin që ta përjetonin.
Zjarrfikës duke shpëtuar koalat apo kangurët e gjorë, dy prej gjallesave tipike të vendit, kafshë të djegura në pjesë të ndryshme të trupit apo njerëz duke vrapuar për t’u shpëtur flakëve të tmerrshme.
Përqafimi i zjarrfikësve me kafshët që shpëtojnë është një ndër momentet më të dashura për të gjithë, ku solidariteti është në maksimum.
Australia është kthyer në një vend të pabanueshëm për shkak të zjarreve që e kanë prekur dhe akoma nuk është gjetur një zgjidhje apo një shkak konkret të kësaj gjendjeje.