PORTUGALI – E majta rrëzon qeverinë e pakicës së djathtë

 /ATSH-AFP/ - E majta e bashkuar portugeze, në maxhorancë në parlament, votoi sot një mocion që refuzonte programin e qeverisë së djathtë, duke provokuar rrëzimin e saj, 11 ditë pas marrjes së pushtetit.
E forcuar me një aleancë të paprecedentë me të majtën antiliberale, Partia Socialiste shpreson të formojë qeverinë e ardhshme për t'i dhënë fund politikës së shtrëngimit buxhetor, hyrë në fuqi në vitin 2011 nga koalicioni i së djathtës, që fitoi edhe zgjedhjet legjislative të 4 tetorit.
"Rezultati i zgjedhjeve përbën një humbje të politikës së shtrëngimit buxhetor, që po zbatohet prej katër vitesh", thuhet në një deklaratë të Partisë Socialiste, e miratuar me 123 votat e opozitës, ndaj 107 të koalicionit të djathtë qeverisës.
"Ky program nuk i përgjigjet vullnetit të portugezëve. Ata besojnë në një tjetër qeveri", deklaroi sekretari i përgjithshëm i partisë, Antonio Costa.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social