Portugali/ Policia sekuestron 1.3 ton kokainë të fshehur brenda peshqve të ngrirë (VIDEO)

Portugali/ Policia sekuestron 1.3 ton kokainë të fshehur brenda peshqve të ngrirë (VIDEO)

Një sasi prej më shumë se 1.3 ton kokainë e cila ishte fshehur në peshk të ngrirë, është sekuestruar nga policia portugeze ditën e sotme.

Autoritetet portugeze deklarojnë se gjatë një aksioni blic janë arrestuar 7 persona të nacionaliteteve të ndryshme, si dhe ka sekuestruar edhe tetë armë zjarri, makina luksoze, si dhe dokumente dhe sende të ndryshme.

Sipas policisë, ngarkesa me kokainë ishte nisur nga Ekuadori dhe u shkarkua në portin e Lisbonës.

Droga e cila u gjet në kuadër të pperacionit ‘Calamari”, në një magazinë dhe ishte fshehur brenda peshqve të ngrirë, të cilët ishin të mbështjellë me një qese plastike dhe të vendosura në kuti kartoni.

“Mënyra se si droga ishte fshehur në peshqit e ngrirë e bënte shumë të vështirë zbulimin e tyre:,- thekson policia portugeze.

Të arrestuarit e moshës 26 deri në 59 vjeç dyshohet se i përkisnin një grupi të krimit të organizuar që importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine dhe e shpërndante në vende të ndryshme të Europës. Policia nuk ka specifikuar kombësinë e të arrestuarve. Ata do të paraqiten para gjykatës ndërkohë që hetimi do të vazhdojë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin raportoi vitin e kaluar në Raportin e saj vjetor Botëror të Drogës se kërkesa dhe oferta për kokainë është rritur ndërkombëtarisht.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori