LISBONË, 25 gusht /ATSH-AFP/ - Pavarësisht një rritje të recetave fiskale, deficit public i Portugalisë u thellua në 5,82 miliardë euro nga janari në qershor, ose 389 milionë euro më shumë se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, njoftoi sot Ministria e Financave.
Qeveria ia atribuon këtë rënie të lehtë krysisht rritjes së rrogave në sektorin publik e gjeneruar në fund të majit nga një censurë e Gjykatës Kushtetuese për një ulje të shpërblimeve që janë mbi 675 euro për funksionarët e lartë.
Recetat fiskale janë rritur me 3,8 për qind në 19,89 miliardë euro në shtatë muajt e parë të këtij viti, një progres që i kalon objektivat buxhetore për vitin 2014.
"Ky përmirësim i recetave reflekton rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik si dhe një efektshmëri më të madhe në luftimin kundër vjedheve dhe evazionit fiskal", njofton Ministria në një komunikatë./
/G.S/