PORTUGALI – Xhandarmëria sekuestron 1,84 ton hashash


LISBONË, 19 nëntor /ATSH-AFP/ - Xhandarmëria portugeze sekuestroi 1,84 ton hashash dhe arrestoi dy spanjollë që ndodheshin në bordin e një anijeje të kapur dje në mbrëmje në lumin Guadiana, në juglindje të vendit, njoftoi sot ajo.
Autoritetet portugeze ishin lajmëruar nga Guardia Civile spanjolle, që kishte zbuluar lëvizjen e kësaj anijeje të dyshuar në drejtim të brigjeve të rajonit në kufi me Castro Marim.
Dy të dyshuarit, të moshës 36 dhe 40 vjeç, u arrestuan pasi tentuan të arratiseshin duke braktisur anijen e  tyre, me një gjatësi prej 7,7 metrash dhe që përmbante 58 pako me hashah, me një vlerë prej 60 000 eurosh, theksoi xhandarmëria në një komunikatë./
/ec/ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet