LISBONE- Qeveria portugese ka arritur një marrëveshje me kreditorët e saj për një program të ri masash shtrënguese. Kjo lëvizje u pa e nevojshme për të respektuar dhe përmbushur objektivat fiskalë, pas refuzimit që erdhi nga Gjykata Kushtetuese mbi masat e ndryshme të ashpra, të cilët ndikojnë tek ekonomia e vendit.

Marrëveshja mundëson përmbylljen në mënyrë pozitive të vlerësimit të llogarive të Portugalisë për të shtatën herë nga troika (BE, FMN dhe BQE), dhe i hap rrugën një financimi prej dy miliardë euro si pjesë e planit të shpëtimit prej 78 miliardë euro, që I është dhënë Lisbonës në maj 2011.

Portugalia, gjithashtu shpresonte se, pas kësaj marrëveshje, partnerët europianë do të konfirmonin brenda një periudhe të shkurtër kohore, zgjatjen e kohës në dispozicion për shlyerjen e kredive. Sot, Ministri portugez i Financave, Vitor Gaspar, do t’i paraqesë edhe vendeve të tjera rezultatet e vlerësimit të shtatë të trojkës, gjatë takimit të eurozonës në Bruksel.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)