Portugalia vijon me pikë të plota pas 4 ndeshjeve të para në Ligën e Kombeve. Luzitanët të cilët kaluan furtunën e largimit të Cristiano Ronaldo-s këtë herë ia dolën me përmbysje 2-1 kundër Norvegjisë. Ajer zhbllokoi për nordikët, ndërsa shumë shpejt brenda pjesës së parë Cancelo barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë Goncalo Ramos realizoi golin e fitores, ndërsa Portugalia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Conseicao-s. Pas 4 ndeshjesh luzitanët bëhen kombëtarja e parë që siguron biletën për të luajtur ‘play-off’-in e finaleve mes 8 skuadrave që mund të fitojnë kompeticionin.









Komente
Komento