Portugalia shpërfytyron Kroacinë! Anglia, Franca dhe Belgjika nuk falin në Ligën e Kombeve (VIDEO)

Kampionët e Ligës së Kombeve, Portugalia, e ka nisur frikshëm edicionin e ri të këtij kompeticioni, pasi ka fituar 4-1 kundër nënkampionëve të botës, Kroacisë. Andaluzianët zhbllokuan me Cancelo-n në fundin e pjesës së parë, ndërsa në vijim realizuan edhe dy herë të tjera me Jota dhe Joa Felix para se skuadra ballkanase të shkurtonte përkohësisht. Në minutën e 5 shtesë talenti i Manchester City-t Andre Silva vulosi rezultatin përfundimtar në favor të portugezëve.

E vështirë ka rezultuar sfida e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve për kampionët e botës, Francën, e cila fitoi minimalisht 0-1 kundër Suedisë. Golin e vetëm në këtë transfertë të ndërlikuar e realizoi Kylian Mbappe. Edhe Anglia nuk e pati aspak të lehtë kundër Islandës, por një penallti e realizuar saktë në minutat e parë shtesë të kohës së rregullt nga Stërling i dha tre pikët luanëve.

Ndërkohë përballja e të barabartëve mes Danimarkës dhe Belgjikës ka përfunduar 0-2 në favor të ekipit belg. Për përfaqësuesen e drejtuar nga Roberto Martinez gjetën rrugën e rrjetës Denayer në pjesën e parë dhe Dries Mertnes në të dytën.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja