Portugalia U-17 ka shkruar historinë në Katar, duke fituar për herë të parë Kupën e Botës 2025. Skuadra luzitane triumfoi 1-0 ndaj Austrisë në finalen e zhvilluar në stadiumin ndërkombëtar “Khalifa” në Al Rayyan.

Heroi i ndeshjes ishte Anisio Cabral. Talenti i Benficas realizoi golin vendimtar në minutën e 32-të, duke çuar në shtatë numrin e golave të tij në turne, vetëm një më pak se austriaku Johannes Moser, fitues i “Këpucës së Artë”.

Rruga e Portugalisë drejt trofeut ishte mbresëlënëse, duke lënë pas Belgjikën, Meksikën, Zvicrën dhe Brazilin në fazat me eliminim direkt. Për më tepër, ky ishte edicioni i parë ku Portugalia rikthehej pas mungesës në nëntë Kupat e Botës U-17 që nga viti 2003.

Nën drejtimin e trajnerit Joao Santos, Portugalia kurorëzoi një vit të jashtëzakonshëm, pasi më herët në verë fitoi edhe Kampionatin Evropian U-17 të zhvilluar në Shqipëri.

Skuadra luzitane e mbyll kështu vitin 2025 me suksesin më të madh të historisë në këtë kategori moshe.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?