Ndërsa shteti më i varfër i Karaibeve, Haiti ndodhet në një kaos e në një rrëmujë të madhe të shkaktuar nga korrupsioni i elitarëve të saj.
Gjithçka filloi pas zbulimit të skandaleve mbi shpërdorimet e detyrës dhe vjedhjes së bërë në nga politikanët e vendit. Protestuesit gjatë protestave thuajse të vazhdueshme kanë bërë thirrje të shumta për dorheqjen e tyre dhe kanë fajsuar SHBA-të si shkaktare kryesore të situatës së rënduar të vendit, madje kërkojnë “divorcin” me të.Port-au-Prince një vend i vogël ende nuk është rimëkëmbur plotësisht nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010, është tronditur nga demonstratat gati të vazhdueshme barrikadat kanë bllokuar rrugët kyçe, dhe bizneset private dhe institucionet publike siç janë shkollat kanë funksionuar me ndërprerje. Ndërsa ka probleme të shumta me furnizimet me ushqime, ujë të pijshëm dhe me karburant plaçkitjet në vend janë bërë të zakonshme.
Policia ka përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës dhe municione për të shpërndarë demonstruesit. Të paktën gjashtë vetë kanë vdekur,e një numër i shumtë shumtë njerzish janë lënduar gjatë përleshjeve. Vendet e mëdha perëndimore u kanë thënë shtetasve të tyre të largohen, ndërsa mbi 100 turistë kanadezë iu nënshtruan evakuimit emergjent.
"Poshtë amerikanët, Jetë të gjatë Putinit" thërrisnin gjatë protestës më të fundit në vend. Dhjetra protestues marshuan me foton e presidentit Putin, të cilin shikojnë si shpëtimin e tyre edhe pse ky i fundit ska shkelur asnjëherë në vend.
Protestuesit e dogjën flamurin amerikan si kritikë ndaj lidhjeve midis Uashingtonit dhe qeverisë së papëlqyeshme të presidentit Jovenel Moise. Ata e quajtën Moise, të zgjedhur në 2016, një kukull e instaluar në SHBA, e cila mbijeton për shkak të ngurrimit të SHBA për të ushtruar presion ndërkombëtar.