“Marrëveshja, që vendos rrugën për krijimin e një jonit venture ad hoc – bëri të ditur një komunikatë e Postës Italiane – u firmos sot në Romë nga administratori i Poste Italiane, Massimo Sarmi dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, në prezencë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të ministrit [italian] të Jashtëm, Giulio Terzi di Santagata”, bëri të ditur të njëjtat burime.
Kartat e kreditit të parapaguara janë shumë të përdorura në Itali, sidomos nga të rinjtë për të kryer pagesa online. Ato funksionojnë në mënyrë të ngjashme me skedat telefonike të parapaguara: përmbajnë shumën me të cilën klienti ka vendosur t’i mbushi. Në Itali, në rastin e të ashtuquajturave PostePay, rimbushja mund të kryhet në sportelet e Postës ose online nëse klienti ka edhe një llogari bankare në Poste Italiane nga e cila rimbush kartën e kreditit me shumën që i nevojitet.
(im/shqiptarja.com)