/ATSH/-MoneyGram (NASDAQ, MGI) një kompani globale lider në ofrimin e shërbimit të transferimit të parave, njoftoi të martën se shërbimet e saj tani janë në dispozicion edhe në 80 degët e Postës Shqiptare që gjenden në të gjithë vendin.
Drejtori i Postës Shqiptare Majlind Lazimi dhe Ilir Adili, Drejtor Ekzekutiv i Ak-Invest, nënshkruan të martën në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre, duke i hapur rrugë keshtu ofrimit të shërbimit të transferimit të parave, në degët e Postës Shqiptare.
 
 "Marrëdhënia jonë me MoneyGram dhe Ak-Invest na lejon ti ofrojmë klientëve tanë një shërbim të vlefshëm për nevojat e tyre të përditshme financiare. Me shtimin e shërbimeve të MoneyGram shqiptarët që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit do të jenë në gjendje ti dërgojnë para familjeve të tyre përmes zyrës së postës ", u shpreh Majlind Lazimi, Drejtori i Postës Shqiptare
Ndersa Alex Hoffman, zv.President Ekzekutiv i MoneyGram për Zhvillimin e Biznesit dhe Produktit Global, tha se  "MoneyGram është tani në dispozicion edhe në zonat rurale ku shërbimet tona janë më të nevojshme në Shqipëri".
Posta Shqiptare u shpreh ai, ka degë në të gjithë vendin që janë të njohura për konsumatorët dhe me fillimin e shërbimeve MoneyGram konksumatorët kamë më shumë zgjedhje kur ata kanë nevojë për të dërguar dhe  të marrin para për miqtë dhe familjen.
Kjo marrëveshje shënon një hap përpara në fokusin e MoneyGram për rritjen e aksesit të konsumatorit nëpërmjet shërbimeve të tij. MoneyGram në Shqipër gjithashtu ofron shërbime në më shumë se 400 pika në vend.