Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Gështenja refuzon ta komentojë: Për mua ka rëndësi sa bashki fiton opozita! Jam ndarë nga Berisha për parimet e mia

Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka zgjedhur të mos e komentojë posterin e Belind Këlliçit që nxjerr gishtat e mesit me argumentin se ia drejton korrupsionit në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gështenja tha se me rëndësi për të është vetëm rezultati i zgjedhjeve të 14 majit dhe triumfi i opozitës.

“Objektivi im kryesor dhe besoj i çdo demokrati është maksimizimi i votës për PD për numrin 9.Në gjithë ato bashki që nuk kemi kandidatë jemi fokusuar te këshillat pasi ato janë parlament vendor dhe ndikojnë në vendimmarrjen që është aq e rëndësishme, për të qenë në një hap të sigurt për një proces te rregullt dhe normal ” u shpreh deputeti.

E teksa u pyet mbi mundësinë e rikthimit të Berishës në krye të Partisë Demokratike pas 14 majit dhe faktin që ai është një demokrat i shpallur non grata nga Amerika, deputeti u shpreh se kjo e fundit nuk është shkak i ndarjes nga grupi i tij duke shtuar se është larguar nga Berisha vetëm prej parimeve.

“Nuk kam asgjë personale me Berishën dhe shpallja e tij non grata, nuk është shkak për vendosjen time krah PD zyrtare, unë jam ndarë për parime dhe vetë grupimi ka ndodhur për shkak të përplasjeve të parimeve” u shpreh Gështenja.

Më tej deputeti Gështenja tha se fushata po shkon mirë edhe pse ai me demokratët do të donin të ishte ndryshe dhe të ishin më të unifikuar dhe të bashkuar, mirëpo në një situatë të tillë qëllimi i vetëm është marrja e sa më shumë votave.

E teksa u pyet nëse besonte në rikthimin dhe bashkimin e Partisë Demokratike, ai tha se nuk e shikon të pamundur sepse unifikimi i partisë është në të mirën e opozitës.

“Nuk e shikoj përfundimtare ndarjen, do dëshiroja që në zgjedhjet e 2025 apo dhe në zgjedhje shumë më shpejt se 2025, jo vetëm Partia Demokratike por edhe e gjithë opozita të ishte e unifikuar  bashkë me shoqërinë civil, pas të ndarë nuk i shërbejmë askujt veç partisë në pushtet. ” u shpreh Gështenja.

Ndërsa për gjasat e fitores në këto zgjedhje Deputeti Gështenja, u shpreh optimist dhe i vendosur për fundit e kohës së Partisë Socialiste dhe rikthimin e pushtetit qytetarëve.

“Shpresoj dhe besoj  që të ketë rezultat pozitiv  jo vetëm PD por e gjithë opozita sepse është koha dhe ora që kjo mazhorancë duhet të largohet nga drejtimi i pushtetit vendor të cilën e rimori në mënyrë të padrejte në 2019, ndaj është koha të largohet dhe pushteti tu kthehet qytetarëve. ” u shpreh ai.

1682428693_kellicipostera.jpg

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!