Këlliçi nxjerr gishtin e mesit në publik, ish-myftiu i Tiranës në Report Tv: Do i kushtojë, të kërkojë falje! Mustafaraj: Të hiqen posterat, s’duhet të ketë mesazhe me inat

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë në Report Tv se Belind Këlliçit do i kushtojë shumë posteri me gishtin e mesit që e cilëson veprim fyes për të cilin duhet të kërkojë falje. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’, Gurra tha se të gjitha këto do i ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit.

“E trishtueshme, qesharake por edh enjë fyerje e thellë publike ndaj votuesve të kryeqytetit dhe jo vetëm. Nuk do ta prisja kurrsesi nga një figurë të tillë që ka marrë përgjegjësi të tilla. Për më tepër që thotë se ka formimin në perëndim. Është e vështirë që ai të mund të marrë drejtimin e kryeqytetit pas këtyre sjelljeve. Kjo do t’i kushtojë shumë Këlliçit. Të gjitha figurat duhet të jenë të kujdesshëm në komunikimin me publikun.

Duhet të kërkojë falje. Nuk mund të parandalohet korrupsioni në një vend me një gjest të tillë. Minimumi të mos tallet me shqiptarët, pikë së pari ndaj votuesve të tij. Aq më tepër për gjeneratën e tij. Unë shpresoj që nesër të mos ketë më postera të tillë”, tha Gurra.

Ndërsa Sekretarja e Urdhrit të Psikologut, Elona Mustafaraj u shpreh se institucionet duhet të reagojnë, të heqin posterat dhe të kërkojnë respektimin e etikës.

“Të gjitha institucionet duhet të bëjnë detyrën në këtë rast. Të mbajnë qëndrimin e tyre për të kërkuar të respektohet etika. Vëmendja jonë e Urdhrit është tek fëmijët kryesisht. Këto postera duhet të hiqen. Institucionet të kryejnë përgjegjësitë e tyre dhe të reagojnë ndaj mesazhe bullizuese”, tha Mustafaraj.

Mustafaraj theksoi se duhet të shamngen mesazhet fyese, që nxisin inat dhe mllef. Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit opozitar për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille