Postimi i fundit i Elsie në FB, piktura
me temë shqiptare në Europë

Postimi i fundit i Elsie në FB, piktura<br />me temë shqiptare në Europë<br /><br>
Jo më shumë se një muaj para se të ndërronte jetë, studiuesi i njohur Robert Elsie ka qenë i përqendruar në kërkimet e tij për shqiptarët dhe historinë e Shqipërinë. 

Elsie e kishte zakon që të postonte regullisht në Facebook-un e tij rezumetë e zbulimeve apo kërkimeve historike e albanologjike. Pikturat që sjellin një temë të veçantë shqiptarin në penelin e piktorëve të Europës, me sa duket kanë qenë zbulimi më i fundit i Elsie për historinë tonë. 
Këto piktura të publikuara nga Elsie kanë edhe diçiturën përkatëse. Në pikturë janë personalitete të mëdha me origjinë shqiptare si Mehmet Ali Pasha. 
Vihet re se përgjatë një muaji, Elsie nuk ka bërë më asnjë postim, derisa më 2 tetor në FB u shfaq lajmi nga partneri i tij Stephan Trierweiler se “vdiq nga sëmundja e rallë e neuroneve motorike”. 
Ja përshkrimi i veprave ku janë pikturuar shqiptarët sipas Elsie: 

Për pikturën 1, Elsie shkruan: “Këtu është një pikturë e fundit me temë shqiptare nga Sër Dejvid Uillki. Në vitin 1840, Uillki udhëtoi në Egjipt ku kishte rast të takonte dhe të pikturonte sunduesin e vendit, Mehmet Ali Pasha, khedivin (nënmbretin) e Egjiptit dhe të Sudanit. Mehmet Ali (1769-1849), djali i një tregtari çam të duhanit në Kavalla të Greqisë, u bashkua me një kontingjent mercenarësh shqiptarë të cilët u dërguan në Egjipt në vitin 1801, dhe mori pushtet aty. Piktura ruhet në galerinë Tate Britain në Londër. “

Për pikturën 2, Elsie shkruan: “Këtu ka një pikturë tjetër të bukur me temë shqiptare nga piktori skocez Sër Dejvid Willkie. Quhet: “Sotiri, kryeshqiptari i Zotit Kolkhun, konsulli i përgjithshëm britanik në Bukuresht” nga tetori i vitit 1840. Ruhet në Ashmolean Museum të Oksfordit. “
Për pikturën 3, Elsie shkruan: “Ja një pikturë të piktorit skocez, Sër Dejvid Uillki (Sir David Wilkie, 1785-1841), me titullin “Zoti Kartrajt, Konsull në Kostandinopojë, me Shqiptarin e tij” dhe u realizua në tetor të vitit 1840. Në qarqet diplomatike të Perandorisë Osmane, fjala ‘shqiptar’ kishte shpesh kuptimin ‘dragoman, përkthyes, shërbëtor, roje.’

[gallery]24310[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari