SHBA - Minuta terrori dhe rënie drastike në bursën e Wall Street-it pas një postimi të rremë e “Associated Press” mbi një sulm në Shtëpinë e Bardhë në të cilën u njoftua edhe plagosja e presidentit Barak Obama.
Por frika nuk ka zgjatuar shumë pasi “Associated Press” njoftoi se llogaria e tyre në Twitter është sulmuar nga hackers-at duke njoftuar "Dy shpërthime në Shtëpinë e Bardhë" dhe plagosjen e Presidentit të SHBA-së.
Ndërkohë pas këtij lajmi tregjet financiare rikuperuan shpejt humbjet e tyre.
Menjëherë alarmi i rremë u njoftua edhe në mediat e tjera amerikane duke detyruar zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë Jay Carney për të konfirmuar se nuk ka pasur shpërthim dhe për të siguruar se Presidenti ishte ishte shëndoshë.
Sipas hetimeve paraprake autorët mund të kenë qenë sirianët.
“Associated Press” agjencia e lajmeve më e madhe amerikane dhe në botë u detyrua të pezullojë faqen e saj duke thënë se sulmi erdhi pas përpjekjeve të vazhdueshme të hackers-ave për të vjedhur fjalëkalimet e gazetarëve të AP-së.
Episodi i fundit le një dyshim në besueshmërinë e rrjeteve sociale.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com