Pozitiv me kokainë në testin e dopingut, përjashtohet përjetë peshëngritësi shqiptar

Pozitiv me kokainë në testin e dopingut, përjashtohet përjetë peshëngritësi shqiptar

Peshëngritësi i klubit Apolonia Arbër Çekrezi është përjashtuar përjetë Komiteti Ekzekutiv i federatës. Kjo pasi ky i fundit ka rezultuar pozitiv në doping gjatë testeve të kryera në datat 20-21 shkurt kur edhe u zhvillua kampionati kombëtar i peshëngritjes. Sipas një njoftimi Çekrezi ka rezultuar pozitiv me kokainë. Ky është një rast i përsëritur sipas Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

NJOFTIMI:

“Federata Shqiptare e Peshëngritjes, gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar për të rritur të zhvilluar në datat  20-21 shkurt 2021 në qytetin e Durrësit, duke pasur si moto të saj luftën e pandërprerë ndaj fenomenit të dopingut i kërkoi OKAD-it në Shqipëri kontrollin antidoping për të gjithë sportistët pjesëmarrës në këtë kampionat. Pas marrjes së mostrave më datë 22.03.2021, vjen përgjigja nga OKAD, sipas testit No LC 1001/21, ku ka rezultuar pozitiv me substancën kokainë sportisti Arbër Çerçizi.

Të gjithë sportistët pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtar dolën negativë, përjashtim bën sportisti i “Klub Sport Apolonia”, Z. Arbër Çerçizi, i cili doli pozitiv me substancën kokainë. Në këtë situatë, ku Federata po lufton për sport të pastër, pasi është goditur nga ky fenomen dhe ky sportist është përsëritës, mblodhi Komitetin Ekzekutiv në mënyrë urgjente, sot, më datë 25.03.2021, dhe vendosi masat ekstreme: përjashtimin e sportistit Arbër Çerçizi përgjithmonë nga sporti i peshëngritjes si dhe pezullimin e trajnerit të Klubit Sportiv Apolonia për një periudhë 5-vjeçare, duke mos e lejuar të ushtrojë profesionin e trajnerit. Për çdo sportist, qoftë ai dhe medalist, që do të dalë pozitiv nga kontrolli i kërkuar nga Federata do të ketë të njëjtën masë (përjashtim nga sporti).

Me respekt,

Presidenti i FSHP-së, Elez GJOZA!”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë