Kur shoku i ngushtë i Shaunna Lane's i sugjeroi të bënte disa foto nudo për të rritur besimin e saj te vetja e vet, vajza në atë kohë adoleshente nuk nguroi shumë. Ajo ishte shumë e kënaqur me fotot dhe ja dhuroi të dashurit të saj.

Por besimi i saj u shkatërrua kur mori vesh se fotot qarkullonin në faqe pornografike. Gjithçka ishte bërë në shenjë hakmarrje. 

Shauna u trondit nga poshtërimi publik dhe u frikësua nga mesazhet kërcënuese që merrte aq sa u detyrua të ndërronte shtëpinë. Ajo tregon se në adresat e saj në e-mail dhe facebook vinim mesazhe të panumërta me fjalor banal madje edhe kërcënime për përdhunim.
 
22-vjeçarja tregon se privatësia dhe trupi i saj u shkelën e poshtëruan. Ajo i dha fotot me mirëbesim por tregon se është ndjerë shumë në siklet dhe shumë e turpëruar kur vuri re se çfarë kishte ndodhur me fotot e saj personale.

Tani ajo i ka publikuar vetë fotot në kuadër të një fushate sensibilizuese për vajzat e reja. Ajo bën apel që vajzat të mendohen mirë para se të ekspozojnë trupin e tyre në fotografi intime pasi mund t’u ndodhë e njëjta histori. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)