Pozonte me kallashnikov në foto dhe i publikonte në rrjetet sociale, prangoset 17-vjeçari në Tiranë

Pozonte me kallashnikov në foto dhe i publikonte në rrjetet sociale, prangoset 17-vjeçari në Tiranë

Një 17 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi publikonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri. Policia e Tiranës njofton se 17-vjeçarit K. Selaj iu është sekuestruar kallashnikov si dhe një thikë.

Arrestimi është kryer nga Komisariati i Policisë Nr.6 në kryeqytet pas denoncimit të bërë nga qytetarët pasi i arrestuari qëllonte në ajër me armë.

"Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje" dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë