Papa Françesku bën daljen e parë në publik pas operimit: Kujdesi shëndetësor duhet të jetë falas për të gjithë

Papa Françesku bën daljen e parë në publik pas operimit: Kujdesi shëndetësor duhet të jetë falas për të gjithë

Papa Françesku gjatë fjalimit

Papa Françesku ka bërë daljen  e parë publike që pas operacionit të kryer rreth një javë më parë, Papa e mbajti fjalimin nga një ballkon i spitalit ku qëndroi për rreth 10 minuta duke lexuar fjalimin ndërsa qindra njerëz poshtë thërrisnin: ‘Rroftë Papa’. Ati i Shenjtë gjatë fjalimit të tij tha se kujdesi i mirë shëndetësor duhet të jetë i arritshëm për të gjithë dhe të jetë falas.

“Kam ndjerë shumë afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Falënderime të përzemërta. Në këto ditë shtrimi në spital, unë kam provuar se sa i rëndësishëm është një shërbim i mirë shëndetësor, i arritshëm për të gjithë, siç ka në Itali dhe vende të tjera. Një shërbim shëndetësor falas që siguron një shërbim të mirë të arritshëm për të gjithë. Ky është aset i çmuar. Ne duhet të dhe për këtë duhet të angazhohemi të gjithë, sepse i shërben të gjithëve dhe kërkon kontributin e të gjithëve”, tha Papa Françesku. 

Ishte hera e parë që nga zgjedhja e tij si Papë në vitin 2013 që ai nuk e lexoi lutjen dhe mesazhin e së dielës nga një dritare me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, përveç rasteve kur ai udhëton. Por, besimtarët ishin të kënaqur kur panë Atin e Shenjtë në ballkon përsëri, edhe pse jo nga Sheshi i Shën Pjetrit. Papa pritet të rifillojë të gjitha aktivitetet e tij pas korrikut.

“Zëri i tij ishte pak i dobët, por ne donim të ishim këtu” tha një besimtar.

Papa Françesku gjatë fjalimit 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 11/07/2021 19:55

    Falas ka vetëm në komunizëm. Dhe ju bashkë me kapitalistët perëndimor e rrëzuat sistemin komunist, në vend që t'a përvetësonit dhe t'a përmirësonit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj