"Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe oligarkët e lidhur me pushtetarët, përqendrimi i pushtetit dhe pasurive publike në pak duar kanë sjellë një situatë të rëndë ekonomike në Shqipëri, pasiguri dhe krizë ekonomike" kështu ka deklaruar kreu i demokratëve në fjalën e tij të dytë në Kongresin e PPE-së.
Në ditën e dytë të punimeve të Samitit të Partive Popullore Europiane, që po zhvillohet në Madrid të Spanjës, Lulzim Basha solli në vëmendje numrin e lartë të azilkërkuesve nga vendi ynë që u janë drejtuar vendeve të Bashkimit Europian në vitet e fundit.
Gjitashshtu Basha ka shprehur shqetësimet për situatën e jashtëzakonshme që po kalon vendi ku trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore kanë vënë nën kontroll Parlamentin, qeverinë dhe një pjesë të pushtetit vendor. Kryetari i Partisë Demokratike tha se korrupsioni ka arritur nivele alarmante dhe se paratë e qytetarëve po grabiten çdo ditë nga pushtetarët përmes tenderëve korruptivë.
Ndonëse me ndihmën e Parlamentit Europian një vit më parë u arrit marrëveshja për dekriminalizimin mazhoranca ka dëshmuar mungesë të theksuar vullneti për zbatimin e saj duke shkuar dhe më tej me kandidimin e personave me rekorde kriminale për kryetarë bashkish, ndërsa janë denoncuar me dhjetëra raste të tjera të emërimit në poste të rëndësishme të administratës të personave me rekorde kriminale.Vota e lirë u cenua rëndë në zgjedhjet e pushtetit lokal ku siç vihet re dhe raporti I
OSBE/ODIHR-it zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të ndershme.-tha Basha
Gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e PPE-ve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua dhe bisedoi me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, presidentin e Komisionit Europian Jan Claud Junker, me Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn , kreun e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Eeber kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy, me kryeministrin e Norvegjise Erna Solberg me kryeministrin e Bullgarisë Boiko Borisov, zv/kryetarin e Parlamentit Europian Antonio Tajani, europarlamentarë David Mc Allister ,presidentin e PPE Joseph Daul me sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz,
Basha takoi edhe presidnetin e komisionit Evropian Jan Claud Junker i cili i siguroi atij Mbështetje për Partinë Demokratike dhe aksionin e saj për shkeputjen e lidhjeve të shtetit me krimi, për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike, shtetin ligjor, liritë dhe të drejtat e njeriut.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21