Partia Popullore Europiane (partitë e qendrës së djathtë në Europë), ka dënuar gjuhën e përdorur nga kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj deputetes Albana Vokshi në Parlament.
Përmes një postimi në rrjetet sociake, duke e cilësuar deklaratën e Ballës në Parlament si sulm verbal seksist, PPE shkruan se poshtërimi personal nuk ka vend në institucionet demokratike.
Duke shprehur solidaritet me Vokshin, PPE i ka bërë thirrje mazhorancës në Shqipëri që të përmbahen nga gjuha dhe sjellja që shkel dinjitetin e grave.
R.Xh/Shqiptarja.com“Ne, gratë e EPP, dënojmë me forcë sulmin verbal seksist të kryetarit socialist Taulant Balla, drejtuar ndaj Zëvendëspresidentes sonë Albana Vokshi, gjatë seancës së fundit plenare të Parlamenti i Shqipërisë, ku ai sugjeroi se numri i saj është “0900” – një referencë ndaj një linje telefonike seksuale!
Komentet seksiste dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike. Mosadresimi i këtij incidenti gjatë seancës është i papranueshëm.
Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Zëvendëspresidenten tonë dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, veçanërisht atyre të shumicës qeverisëse, të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet që shkelin dinjitetin dhe të drejtat e grave.
Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike”, shkruhet në njoftimin e PPE.










