Pasi përfaqësuesi i PPE-së në Parlamentin Europian, Michael Gahler ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes PS dhe PD për reformën zgjedhore, si kusht i BE për fillimin e negociatave, ka reaguar ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.

Ajo tha se PPE sot ka paraqitur sot një nga qëndrimet më të qarta dhe me të forta mbajtur ndonjëherë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë. Ish-deputetja thekson se miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj nëpërmjet zgjedhjeve Parlamentare dhe lokale, hetimi i dosjeve 339 dhe 184 si dhe liria e mediave përbëjnë thelbin e rikthimit në një Shqipëri normale dhe me standarde demokratike.

"PPE ka paraqitur sot një nga qëndrimet më të qarta dhe me të forta mbajtur ndonjëherë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, kushtet për çeljen e negociatave, por edhe për kriterin kryesor atë të dialogut politik dhe konsesusit për reformat kyçe. Miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj nëpërmjet zgjedhjeve Parlamentare dhe lokale, hetimi i dosjeve 339 dhe 184 si dhe liria e mediave përbëjnë thelbin e rikthimit në një Shqipëri normale dhe me standarde demokratike. Uroj që gjithçka e shprehur sot nga PPE të përkthehet në një udhërrëfyes për të prodhuar rezultate konkrete. Shqipëria ka vetëm një alternativë, perspektivën europiane!", ka shkruar Gjosha.