PPE vlerëson 'Zgjedhoren': U plotësuan 2 kushtet për integrimin në BE! Anuloni Anti-Shpifjen

PPE vlerëson 'Zgjedhoren': U plotësuan 2 kushtet për integrimin në BE! Anuloni Anti-Shpifjen

Michael Gahler, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit

TIRANË- Grupi i Partisë Popullore Europian ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes  për Reformën Zgjedhore me konsensus, duke e cilësuar si plotësimin e një prej kushteve të vendosur nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit.  Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për plotësimin e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në mënyrë që të çelen negociatat", shprehet Michael Gahler, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit.

Ndërkphë, ato  bëjnë thirrje edhe për rishikim të ligjit anti- shpifje, për të cilën doli kundër edhe Komisioni i Venecias, me argumentin se rrezikon lirinë e shprehjes.

"Ne insistojmë për anulimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara”, përfundon deklarata.

Postimi i plotë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari