Pr/buxheti 2012, Basha
Stacioni i ri i trenit, në Kasha

Pr/buxheti 2012, Basha<br />Stacioni i ri i trenit, në Kasha
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është konsultuar dje me qytetarët e njësisë 11 në kryeqytet për projekbuxhetin e 2012, i cili do të kalojë për miratim në këshillin bashkiak më 28 dhjetor.

“Për këtë njësi bashkiake janë planifikuar vitin e ardhshëm fonde të mjaftueshme të ndërtimit të Unazës në Kodër-Kamëz, me një gjatësi prej 1300 metrash, ndërtimin e rrugës që lidh rrugën "Don Bosko" me rrugën Egnatia, rehabilitimin total të bllokut mbi shinat në një sipërfaqe prej 30 hektarësh, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në kufi me Komunën e Paskuqanit, ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në bregun e Lumit.”- informoi banorët kryetari I bashkisë, duke nënvizuar se këto pesë investime janë rezultat i një konsultimi paraprak me të zgjedhurit e njësisë vendore, dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit.

Basha foli dhe për ndërtimin e stacionit të ri të trenit, dhe stacionin e autobusave interurbanë të të gjithave drejtimet, me përjashtim të lindjes. Stancioni i trenit, nga pozicioni ku ndodhet aktualisht, do të vendoset në një sipërfaqe prej 80 mijë metrash katrorë, pjesë e territorit të njësisë 11. Gjithashtu foli dhe për fillimin e projektit për njërën prej linjave të tramit të cilën ai e përkufizoi si linja Laprakë, Sheshi 'Nënë Tereza'.

“Vendosja e këtij terminali, realizon nga pikëpamja infrastrukturore një hap shumë të rëndësishëm para se të nisë investimi strategjik i Bulevardit të ri nga stacioni i Trenit deri në tek Lumi i Tiranës dhe më pas deri tek rezervuari i Paskuqanit, që është edhe bërthama e parkut të ri të qytetit të Tiranës” nënvizoi kryebashkiaku Basha.

Një investim tjetër, që do të nisë vitin e ardhshëm, ku Bashkia do të luajë një rol kryesor në planifikim, ndërkohë që do të mbështetet nga qeveria, është segmenti i Unazës së re nga qendra Kristal tek Teknologjikja, për t’u bashkuar me Unazën e re që është ndërtuar prej kohësh dhe ndërtimin me dy nivele të rrethrrotullimit të Doganës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar