TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike deklaron se me sjelljen me vonesë në Kuvend të draftit të pr/ligjit për buxhetin e shtetit 2014 dhe paketën fiskale kryeministri ka pasur për qëllim shmangien e debatit dhe të llogaridhënies para qytetarëve dhe grupeve të interesit. Në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PD-së para zhvillimit të seancës së Kuvendit për diskutimin e projektbuxhetit për vitin 2014, Basha tha se opozita do të thellojë shqyrtimin për paketën fiskale që shoqëron buxhetin, duke e cilësuar si një hap që dëmton ekonominë e vendit.
“Arsyeja e vetme e vonesës së projektbuxhetit ka qenë dhe është vendimi i kryeministrit arbitrar për ta futur në mungesë kohe, për të shmangur debatin në Kuvend, dhe llogaridhënien para qytetarëve. Kjo paketë vjen në Kuvend pas një konsultimi paraprak me grupet e interesit. Këtë e thonë edhe vetë grupet e revoltuara të interesit. Kryeministri kërkon që në më pak se dy javë dhe në kohën e festave të fundvitit të kalojë me shpejtësi pa konsultim dhe pa oponencë këtë projektligj. Ky shënon hapin final të kalimit të Shqipërisë nga qendrueshmëria në rrënim. Është e njëjta teknikë që ndoqi me aktin normativ për “Punonjësin civil” që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Këtë ndoqi edhe aktin normativ për planin e të ardhurave. Të njëjtën gjë bëri për armët kimike, për të cilin mori mësimin më shembullor nga rinia shqiptare. Futja e projektbuxhetit në mungesë kohe, edhe pse i dënueshëm si akt dhe i paligjshëm në thelb, nuk është gjithsesi e keqja më e madhe në krahasim me çfarë ka brenda”, tha Basha.
BASHA: BUXHETI 2014, HAP FATAL QË RRËNON EKONOMINË E VENDIT
Sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha, buxheti i vitit 2014 parashikon rritje të shpenzimeve në një kohë kur vendet e tjera marrin masa për rimëkëmbjen ekonomike. Basha tha se “ky është buxheti i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura”.
“Këto dy javë do jenë për PD ditët e një aksioni politik dhe shumëplanësh, për të zbërthyer dhe demonstruar se ku do ta çojë vendin kjo paketë. Do të denoncojmë me fakte konkrete demagogjinë dhe arbitraritetin me taksat, për të përfshirë në kosultime të detyrueshme të gjitha grupet e interesit, dhe ne si opozitë të propozonim alertantiva tona. Do të marrim ekspertët më të mirë të fushës. Kjo është e vetmja qeveri e Europës që nuk planifikon të sjellë asnjë nxitës zhvillimi në një kohë krize. E sheh sipërmarjen jo si partnere, por si lopë për ta mjelur. Në kohë krize shkon në drejtim të kundërt me politikat që ndjekin kursin e rimëkëmbjes ekonomike. Është e vetmja qeveri që rrit shpenzimet e veta, dhe ul shpenzimet për investime. Iu jep me lugë kafeje atë që iu merr me lugë të madhe nëpërmjet rritjes dramatike të taksave të konsumit. Është buxheti që garanton rrënimin e ekonomisë shqiptare, dhe rënien e saj në recesion. Ky është buxheti i gënjeshtave dhe premtimeve të pambajtura për pronarët, të përndjekurit politikë, shëndetësinë falas, rritjen e pensioneve, etj. Kthejnë traditën e qeverisjes së paravitit 2005, që rrit borxhet. Do rriten shpenzimet për paga, karburant, shpenzime për ministritë, etj. Kompensimi i të përndjekurve politikë pothuajse është harruar fare”, u shpreh kreu i PD-së.
BASHA: PAKETA FISKALE, NUK PËRFITOJNË 95 % E SHQIPTARËVE, POR NDËSHKOHEN 100%
Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PD, Basha tha se opozita do të thëllojë shqyrtimin për paketën fiskale që shoqëron buxhetin, duke e cilësuar si një hap që dëmton ekonominë e vendit. Rritja e taksave sipas kreut të PD, do të rrënojë investimet në vendin tonë, duke shkaktuar si pasojë edhe papunësi. Ndërsa tha se kjo paketë nuk është konsultuar me grupet e interesit, Basha theksoi se “shqiptarët jo vetëm që nuk përfitojnë nga kjo paketë, por ndëshkohen 100%”.
“Do thellojmë shqyrtimin tonë për paketën fiskale që shoqëron buxhetin. Paketa më e dobët, kërkohet kalimi pa konsultim. Operatorëve të huaj në sektorin e naftës do t’u duhet të tatohen më shumë, dhe këtë çmim do ta paguajnë të punësuarit e kësaj industrie. Do rriten taksat dhe detyrimet, dhe duket se kjo lëvizje nuk është bërë për të lehtësuar biznesin e vogël, por për t’u marrë komunave dhe bashkive të vetmin burim të ardhurash që mund të administronin vetë.
Goditje të rëndë marrin mbi 280 mijë shqiptarë që kanë nga një shtëpi të dytë. Akcizat rriten pothuajse për të gjithë mallrat e aksesueshëm. Ata që vërtet besuan në një shëndetësi falas për të gjithë kanë në dorë jo vetëm provën e mashtrimit, por edhe faturën e mashtrimit. Në këtë paketë nuk përfitojnë 95 % e shqiptarëve por penalizohen, ndëshkohen 100% e shqiptarëve. Me ketë projekt çdo shqiptar humbet.
Do humbasin me mijëra vende pune ekzistuese si pasojë. Borxhi në afro 75% do jetë rrënues për ekonominë e vendit edhe në të ardhmen. PD është e përgatitur për përballjen me qeverinë Rama-Meta për paketën fiskale. Qytetarët duhet të dëgjohen dhe të shprehin mendimet e tyre. Do bëjmë të mundur që grupet e interesit të dëgjohen në grupet e punës parlamentare. Do të paraqesim propozimet tona që mund të evitojmë recesion që i serviret vendit bashkë me këtë buxhet të qeverisë”, theksoi Basha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com