Pr/buxheti debate në komision
PS: Reflekton krizën ekonomike
Parlamentarët e Komisionit të Ekonomisë u përfshinë në debate gjatë diskutimeve mbi të ardhurat në buxhetin e vitit 2012 dhe ato të vitit të ardhshëm. Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj pranoi se grumbullimi i të ardhurave ka qenë më i ulët se parashikimet, për shkak të krizës në vendet fqinje.
TIRANE - Parlamentarët e Komisionit të Ekonomisë u përfshinë në debate gjatë diskutimeve mbi të ardhurat në buxhetin e vitit 2012 dhe ato të vitit të ardhshëm. Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj pranoi se grumbullimi i të ardhurave ka qenë më i ulët se parashikimet, për shkak të krizës në vendet fqinje, si dhe për shkak të borës e shiut që mbuloi Shqipërinë në 3 mujorin e parë. Zv/kryetarja socialistja Mimi Kodheli, e ka cilësuar justifikimin qesharak ndërsa kryetari Spaho i quajti socialistët të llastuar.
“Për mosrealizimin e parashikimeve nuk mund të më tregosh përralla me borë e shi”- tha Kodheli, ndërkohë që fjala e saj ndërpritej nga kryetari i komisionit, Edmond Spaho i cili thoshte “Ju bëni si fëmijë të llastuar”.
Deputeti demokrat Florion Mima tha se niveli i ulët i taksave në Shqipëri, në rreth 25 % në raport me prodhimin e brendshëm bruto, vjen edhe nga fakti se zonat rurale në Shqipëri nuk taksohen, gjë që e përfshiu në debat me socialistin Erion Braçe.
“Ti mos thuaj këtu që fshati nuk paguan taksa, por thuaj që Saliu thotë që ju s’do paguani taksa” - tha Braçe duke akuzuar demokratët se kur janë në takim me fshatarët u premtojnë se nuk do paguajnë taksa por kur vijnë në komision ankohen se janë fshatarët që nuk i paguajnë.
Tonet e larta kanë vazhduar deri në momentin e fundit kur Braçe akuzoi kryetarit Edmond Spaho se mbron paaftësinë e ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, duke mos e thirrur atë në komision për të sqaruar ndikimin e krizës energjetike në buxhet.
Nga ana e tij Arben Ahmetaj tha se Pr/buxheti 2013 reflekton krizën ekonomike.
“Rritja e të ardhurave nga doganat e tatimet nuk mbulon as rritjen e inflacionit. Buxheti paraqet pasiguri serioze të shifrave”- tha Ahmetaj. Ndërsa për 2012 defiçiti nga të ardhurat tatimore është jo më pak se 24 miliardë lekë nga pritjet për t’u grumbulluar.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2212
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46