TIRANE- Deputetët e opozitës dhe të mazhorancës debatuan sot në komisionin e ligjeve për pr/ buxhetin e pushtetit vendor. Deputetët e majtë deklarojnë se ka diskriminim në ndarjen e fondeve për rajonet dhe janë bërë dallime politike në shpërndarjen e buxhetit.
Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, është shprehur se nuk ekzistojnë keqpërdorime politike në shpërndarjen e fondeve për rajonet, por disa bashki i harxhojnë para kohe fondet e tyre.
Po në komisin është diskutuar dhe pr/buxheti që qeveria i ka akorduar për vitin e ardhshëm Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësues të kësaj gjykate e kanë cilësuar të pamjaftueshëm buxhetin e akorduar nga qeveria dhe kanë kërkuar një fond shtesë prej 10 milionë lekësh të reja, të cilat do të përdoren për aktivitetet e 100-vjetorit të pavarësisë.
Kërkesa është mbështetur nga anëtarët e maxhorancës në komision, ndërsa socialistët kërkuan që për festimet të krijohet një fond i veçantë.
Edhe Avokati i Popullit kërkoi që pagat e punonjësve të këtij institucioni të mbeten në nivelet e mëparshme, duke theksuar se ndryshimi i tyre do të cënonte pavarësinë e tij.
/Shqiptarja.com