TIRANE – Projektligji për armët ka përfshirë sërish në polemika opozitën dhe mazhorancën, këtë herë në Komisionin e Sigurisë dhe në Komisionin e Integrimit, ku sot vazhdoi diskutimi nen për nen i pr/ligjit. Opozita vazhdon të këmbëngulë që deputetët, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e të tjerë të mos pajisen me armë, e përfshirë kjo në nenin 18 të pr/ligjit. Socialistët kundërshtojnë gjithashtu nenin 4 pika f që thotë "armë të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave" .
Gjatë shqyrtimit të projektligjit për armët në Komisionin e Sigurisë deputeti Arben Isaraj tha se për këto kategori arma nuk është e nevojshme, por e rrezikshme.
“Të shpëtojmë politikën nga armët. S’kemi pse armatosemi. S’kemi arsye. Kemi forcat tona të armatosura. Kemi Rendin që na mbron. Është absurde që një anëtar i gjykatës të jetë me armë. S’mund të mbrojmë veten me armë. Është e rrezikshme dhe për familjet tona”, tha Isaraj.
Komisioni i Sigurisë është përfshirë në debate edhe për një nen tjetër të këtij projektligji , bëhet fjalë për nenin 4 pika f që ka të bëjë me kategorizimin e armëve. Sipas opozitës armët e tjera që do të futen nuk duhet të përcaktohen me vendim të këshillit të ministrave, por të rregullohen me ligj.
“S’mund të karakterizohen armët sipas Këshillit të Ministrave por sipas ligjit”- u shpreh deputeti Arben Isaraj.
Komisioni i Sigurisë ka shqyrtuar deri tani vetëm 18 nenet e para të projektligjit për armët që synon të rregullojë kushtet për blerjen, mbajtjen, prodhimin, tregtimin, shitjen, transportimin e importimin e armëve dhe municioneve brenda territorit shqiptar, si dhe eksportimin e tyre jashtë vendit.
“Kush e do topin dhe mitralozin e kanë parë shqiptarët" tha deputeti socialist, Piro Lutaj.
Dy nenet u shtynë për t'u diskutuar javën tjetër dhe gjetën konsensusin edhe të deputetëve PD.
Javën e kaluar qeveria u tërhoq nga pajisja me armë e biznesmenëve të ndryshëm, të cilët mund të posedojnë më shumë se 20 milionë lekë në llogari bankare. Komisioni i Ligjeve votoi gjithashtu kundër kërkesës së opozitës për të zhveshur nga armëmbajtja e ligjshme zv/ministrat, prefektët dhe pushtetarët vendorë. Po kundër, u votua dhe një tjetër kërkesë e opozitës për të rritur nga 22 në 25 moshën kur përfitohet e drejta për të mbajtur armë.
Redaksia Online
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com