TIRANË- Studentët e Shkollës së Policisë do të trajtohen me rrogë 8 mijë lekë për ata që kanë mbaruar më parë arsimin e mesëm dhe 9 mijë lekë të reja ata që kanë përfunduar një fakultet. Ndryshimet u miratuan nga Këshilli i Ministrave të mërkurën dhe janë pjesë e paketës së pagave të reja më Policinë e Shtetit. 

Qeveria miratoi shtesat e pagës për një sërë sektorësh të Policisë së Shtetit, ku përfshihet thuajse pjesa më e madhe e të gjithë strukturës. 

Sipas vendimit të zbardhur të Këshillit të Ministrave, ndryshojnë pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për krimin e organizuar dhe krimet e rënda apo Policinë Shkencore.

Pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për sigurinë publike dhe rendin publik

Për punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për kufirin dhe migracionin.

Për punonjësit e Policisë së Shtetit në struktura të tjera policore dhe administrative e mbështetëse

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi për politikat e reja të pagave për Policinë e Shtetit, të parashikuara në buxhetin e vitit 2014.

Kjo është pjesë e premtimeve të bëra nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri për rritjen e pagave të punonjësve të policisë në nivelin 20 deri në 30 përqind.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2014.
 
Gjithashtu, qeveria ka miratuar në parim për një marrëveshje me qeverinë e Zvicrës për projektin për arsimin profesional. Ky projekt ka hyrë në zbatim menjëherë. 

Redaksia online
(esh/shqiparja.com)