TIRANE - Qeveria ka ftuar sërish opozitën të japë konsensuesin për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar me tre të pestat.
Ftesa është ripërsëritur nga Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi gjatë një tryeze ku diskutohej projekt-ligji për administratën gjyqësore.
"Bashkimi Evropian kërkon miratimin e ligjeve me 3/5 dhe këto ligje ashtu si dhe ky që po prezantohet sot, janë ligje që i ndihmojnë në konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, -është shprehur Halimi.
Sipas ministrit, reforma e drejtësisë është një proces i gjatë dhe i vështirë, por duhet të gjenden forcat dhe konsensusi për të kaluar brenda muajit nëntor këto ndryshime në kuvend.
“Ne e konsiderojmë se nëpunësit gjyqësorë duhet të kenë statusin e nëpunësit civil për të garantuar pavarësi dhe siguri. BE mbështet këtë për të krijuar qëndrueshmërinë e tyre në detyrë, pasi janë akorduar miliona euro për trajnimin e tyre", -u shpreh Clive Rumbold, ekspert i Bashkimit Evropian.
Që prej vitit 2008, administrata gjyqësore funksionon pa një ligj të posaçëm, pasi gjykata kushtetuese e shfuqizoi ligjin e mëparshëm.
(a.r/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com