Pr/ligji i armëve, Qeveria: Jo armë
biznesmenëve, PS kundër ligjit
PS është kundër ligjit të sjellë në Kuvend nga qeveria për armët, i cili parashikon zgjerimin e kategorive të personave që kanë mundësinë për të pasur një armë. Mazhoranca vlerëson ligjin duke theksuar se është në përputhje me direktivat europiane.
TIRANE - Qeveria është tërhequr nga pajisja me armë e biznesmenëve të ndryshëm, të cilët mund të posedojnë më shumë se 20 milionë lekë në llogari bankare. Këtë lajm e konfirmoi zv.ministri i Brendshëm, Arben Ristani, i cili gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin e Sigurisë tha se kjo u kërkua edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve. “Do të ndikojë në parandalimin e sulmeve që po bëhen sot nga grabitësit për grabitjen e pronës së tyre apo për gjobat, apo do të shtojë ndoshta edhe numrin e krimeve? Siç dihet, sot ka shumë biznesmenë që janë të akuzuar për pastrim parash të fituara në mënyrë të padrejtë, nëpërmjet veprimtarive kriminale", tha deputeti i PS, Asllan Dogjani. "Nga debati që u bë nga Komisioni i Ligjeve pati një reflektim edhe nga ne dhe u mendua që edhe mund të hiqet", tha zëvendësministri i Brendshëm. Ndërkohë që amratosja e shqiptarëve u ngrit si shqetësim nga deputeti Sterkaj. Duke kujtuar 97-ën, ai akuzon se po rritet numri i armëve ne duar të dyshimta. Sipas tij janë ende mbi 300 mijë armë në duar të shqiptarëve që pas hapjes së depove. Në fund të mbledhjes, deputeti socialist Arben Isaraj tha ligji armatos çdo deputet apo ministër, por jo Presidentin.
LIGJETMazhoranca së bashku me opozitën rikthyen mbrapsh nenin 13 të ligjit për armët, pasi sipas kreut të këtij komisioni, Ilir Rusmali, ky është konfliktual. Ndërkohë që u rrëzua edhe propozimi i qeverisë për armatimin e biznesmenëve. "Mendojmë që mund të hiqet pika 'e', është pikërisht ajo që i jep mundësinë drejtuesve dhe ortakëve të shoqërive tregtare që të pajisen me autorizim për mbajtje arme", u shpreh Arben Ristani te Komisioni i Ligjeve, ndërkohë që shtoi se në fuqi ka qenë një vendim i miratuar nga ish-kryeministri Majko, i cili jepte të drejtën e mbajtjes së armës pikërisht këtyre shoqërive tregtare dhe njerëzve që kanë pasur kapitale. Nga ana tjetër Komisioni i Ligjeve votoi kundër kërkesës së opozitës për të zhveshur nga armëmbajtja e ligjshme zv/ministrat, prefektët dhe pushtetarët vendorë. Po kundër, u votua dhe një tjetër kërkesë e opozitës për të rritur nga 22 në 25 moshën kur përfitohet e drejta për të mbajtur armë.
Debatet te SiguriaArben Ristani mbron ligjjin, PS akuza të fortaPërjashtohet Presidenti nga mbajtja e armës,Sterkaj akuza për biznes shitjesh të armëve
Dogjani: Cilat janë shkaqet që ju zgjeroni numrin e subjekteve që pasjini me armë zjarri? Përse përfshihen në listë biznesmenët me mbi 20 milion lekë? Sa do të ketë efekt ky ligj për parandalimin e krimit.
Ristani: Është kërkuar të ndryshohet nga projektligji për mundësinë e pajisjes me arëm të shoqërive tregëtare. Majko në ’99 vendosi pajisjen e biznesmenëve dhe kompanive tregëtare me armë.
Qefalia: A është parashikuar se cili do të jetë autoriteti që do të japë të drejtën këtyre personave me armë, që do t`i testojë, sepse realiteti tregon që ka mjaft persona që nuk dinë ta përdorin armën dhe këmbëzën ua tërheq tjetër kush.
Gjoni: Cila është urgjenca që ju e sillni këtë ligj pikërisht para fushatës së zgjedhjeve? Apo për festë? A jeni ju në dieni për debatin që po bëhet në botë përsa i përketë mbajetejs së armëve?
Ristani: Me zgjedhje pa zgjedhje, në lidhje me Shën Valentinin...s'ka asnjë lidhje, është rastësi që vjen tani.
Sterkaj: Kush ka nevojë për armë nga deputetët mund ta mbajë, sepse atij nuk i duhet për të vrarë njerëz.Janë rreth 300 mijë armë në duar të shqiptarëve pas `97. Qëllimi i këtij ligji është të hapë biznese e të shesë armë.
Bizhga: Ky ligj ka shumë defekte. Çadrat e pistoletat e 21 janarit, në çfarë lloj armësh hyjnë?
Isaraj: Ligji është bërë kur ka qenë Bamir Topi dhe ky, ngaqë bënte puçe duhej çarmatosur? Apo e keni menduar që pistoletën e Presidentit sot e mban Kryeministri apo kryetarja e Parlamentit?
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52