Pr/ligji i ri i Arsimit të lartë cenon autonominë dhe financat e universitetit. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Senati i Universitetit të Tiranës pas një mbledhjeje ku ka diskutuar ndryshimet më të fundit që paritet ti bëhen këtij ligji. “Ky draft e përkeqëson situatën. Në të gjithë frymën e vet ky draft e përkeqëson institucionin akademik. Këtë edhe një institucion, një SHPK, nuk do të funksiononte. E cënon totalisht autonominë, janë mbi 90 nene ku vendimmarrjet dalin jashtë universitetit”, tha Dhori Kule, rektor i universitetit të Tiranës. Sipas tij, drafti ka një sërë mangësish duke filluar nga nga mënyra e përzgjedhjes së organeve drejtuese deri tek skema e financimit që do të përdoret. Rekomandimet për draftin e ri të arsimit të lartë do ti përcillen ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe komisionit të ngritur për hartimin e tij. Ndërkohë zv/ministri i Arsimit Arbian Mazniku ka pohuar se MAS do të jetë e hapur për pritjen e rekomandimeve dhe diskutimeve të tyre në mënyrë që ky ligj të jetë sa më funksional.
/Shqiptarja.com







