TIRANE- Deputeti socialist Pandeli Majko komenton ndryshimet në ligjin e përgjimeve të cilat u miratuan dje në mbledhjen e qeverisë. Sipas asaj që u publikua dje në faqen e kryeministrisë, ndryshimet nisin nga emërtimi i këtij ligji i cili nga ndryshimeve që u miratuan dje, do të bëhet “Për përgjimin e ligjshëm të komunikimeve elektronike”. Ç'ka do të thotë se do të përgjohen sipas ligjit dhe emailet, facebook, twitter dhe të gjitha shkëmbimet elektronike.

Sipas ish kryeministrit socialist, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PS dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve me këto ndryshime, tashmë përgjimet e kryeministrit “do të bëhen të ligjshme” dhe shoqëron komentin me një foto ku një agjent shërbimi sekret nxjerr kokën nga tastiera e kompjuterit për të përgjuar.

"Qeveria miratoi dje, sipas medias, ndryshimet në ligjin “Për përgjimin e telekomunikimeve”. Ndryshon edhe titulli i ligjit i cili bëhet “Për përgjimin e ligjshëm të komunikimeve elektronike”….Me këto ndryshime ligjore do të survejohet emaili, facebook, twitter dhe të gjitha shkëmbimet elektronike. Mos u mërzisni! E rëndësishme është që më në fund kjo “punë” do bëhet me ligj…që sic thotë titulli i tij i ndryshuar e bën atë “të ligjshëm”…"- shkruan Majko.

pandeli majko pergjimet
(Ne foto deklarata e Majkos ne facebook)
Qeveria miratoi dje të bëjë disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 9157, DATË 4.12.2003. Jo vetëm kaq ajo që vihet re është se në prag të ndryshimit të Prokurorit të Përgjithshëm, përgjimet tashmë mund të bëhen dhe pa marrë lejen e gjykatës, si dhe zgjerimin e rrezesh së përgjimit dhe me institucione të tjera.
(sg/shqiptarja.com)