Universitetet do të vendon vetë tarifat e studimit për pranimet që do të kryejnë çdo vit. Tashmë nuk do të jetë më Këshilli i Ministrave ai që do të përcaktojë këto tarifa por vetë universiteti duke u bazuar në një çmim tavan që do të përcaktohet nga qeveria.
Ky fakt është bërë i ditur nga zv/ministri i Arsimit Arbian Mazniku i cili sqaron një sërë ndryshimesh që pritet të ketë ligji. “Në frymën e autonomisë universitare ajo që dokumenti sjell është se ne largohemi nga një vendosje e tarifave për secilin program në të gjithë spektrin e arsimit të lartë publik nga Këshilli i Ministrave nëpërmjet ministrisë, në një sistem autonom ku një institucion i arsimit të lartë do të ketë mundësinë të përcaktojë tarifën brenda një tarife tavan që do të përcaktohet nga Këshilli i ministrave. Pra çdo institucion do të vendosë vetë tarifën e studimit për studentët që do të pranojë” ka pohuar Mazniku.
Sipas tij, MAS do të funksionoje në sajë të një skeme subvencionimi ku tre kategori të ndryshme studentësh do të përfitojnë bursa. Konkretisht janë studentët më të mirë, ata në nevojë dhe ata që do të ndjekin degë prioritare. “Ne krijojmë një fond të posaçëm, për ti mbështetur studentët për ti paguar tarifat e studimit nëpërmjet bursave, duke zeruar fare koston e studimit për studentët e mirë, për studentët në nevojë dhe për studentët që do ndjekin lëndët që janë prioritet kombëtar” thekson Mazniku.
Sipas tij, ky projektligj i jep një autonomi të plotë universiteteve, në lidhje me kuotat, përcaktimin e tarifave dhe numrin e përfaqësuesve në senat.
Ky shkrim u botua ne gazeten Shqiptarja.com versioni print, më datë
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com