TIRANE - Emërimi dhe shkarkimi i kancelarit të Gjykatës parashikuar në projektligjin Për Administratën Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” ka ngjallur debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës dhe përfaqësuesve të ministrisë së Drejtësisë sot në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj propozoi ndryshime të ligjit ku të parashikohet dhe mundësia e shkarkimit të kancelarit nga kryetari i gjykatës.

"Më duket me vend të jepet një e drejtë edhe kryetarit të Gjykatës që të shkarkojë kancelarin jo vetëm ministri” ”- tha Alibeaj . Në përgjigje specialistët e ministrisë së Drejtësisë thanë se “s’mund ta bëjmë këtë ndryshim, pasi duhet të qëndrojmë në një linjë me institucionet e tjera.

Deputetët e PS-së thanë se pr/ligji nuk ke zgjidhur plotësisht procedurat si shkarkohet dhe emërohet kancelari

Nga ana e tij Rusmali u përgjigj: "Kancelari zgjidhjet me konkurs dhe emërohet si titullarët e tjerë të lartë". Sipas Rusmalit emërimi i kancelarit përcaktohet nga kriteteret e vendosura nga Këshilli i Ministrave dhe po me vendim përcaktohen edhe kriteret kur duhen të shkarkohen.

Pas debatit opozita është larguar nga Komisioni i Ligjeve duke deklaruar se ishin kundër këtij projektligji. Ndërkohë mazhoranca votoi e vetme pr/ligjin duke e kaluar për votim seancën e së hënës në parlament. 

Edhe seancën e kaluar në komisionin e Ligjeve ka pasur debate edhe lidhur me shtimin e kompetencave të kancelarit të administratës gjyqësore. Përfaqësuesi i Euraliusit, Joakim Urias, është shprehur se në vendet e Bashkimit Europian kompetencat e administratës gjyqësore kryesore i takojnë kancelarit, por kjo nuk do të ishte zgjidhja më e mirë në Shqipëri.

Në mbledhjen e kaluar të këtij komisioni opozita  reagoi edhe kundër vendimit të maxhorancës për ta kaluar atë me shumicë të thjeshtë, duke thënë se në këtë mënyrë vetëm po shpërfillet opozita dhe minohet konsensusi. Sipas deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri, shumica nuk mund të shmangë Kushtetutën, duke mos përfillur opozitën.

Sipas tij, nëse triumfon ky lloj vullneti i shumicës atëherë vritet kompromisi. Ndërkohë që deputetët e shumicës kanë thënë se mazhoranca po ndjek të njëjtën strukturë si në kohën kur PS-ja ishte në pushtet.

Redaskia Online
(sg/shqiptarja.com)