Mesila Doda e Shpëtim Idrizi i kanë qëndruar sërish argumentit se shoqëria civile mund të jetë pjesë e seancës së prezantimit. Por kjo është kundërshtuar nga kryetari Fatmir Xhafaj, i cili tha se këtë gjë nuk e parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ndërsa kërkoi më tej që nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut të dëgjojë grupet e interesit.
Të mërkurën e javës së shkuar u prezantua varianti i qeverisë për hapjen e dosjeve, variant i cili është tërësisht ndryshe nga ai i propozuar nga Doda e Idrizi.
Kundër projektligjit të dy deputetëve është shprehur edhe misioni i OSBE në Shqipëri. Sipas misionit të OSBE, projektligji i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është një nga mënyrat për të trajtuar trashëgiminë e sistemit totalitar, ndërsa ai i Doda-Idrizi nuk përmbush standardet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)